Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se qeveria nuk po i ndihmon qytetarët dhe biznesin në këtë kohë krize të krijuar nga koronavirusi.

 

Basha tha se ka shumë fjalë, por nuk shihen veprime konkrete pasi sipas tij sipërmarrja shqiptare dhe shumë familje shqiptarë janë në ditën e tyre më të zezë.

 

“Ka vende në rajon që kanë ecur shumë mirë duke u përqendruar të testimet dhe duke u fokusuar te pasojat ekonomike. Opozita që në fillim ka dhënë alarmin”, u shpreh Basha.

 

Gjithashtu ai theksoi se Kruja po kthehet tashmë në një vatër infeksioni dhe se duhet të tregohet më shumë vëmendje ndaj fasoneri, qeveria sipas tij nuk i ka mbështetur ekonomikisht.

 

“Ekonomia duhet të mbështetet që do të thotë që ti kthehen subvencionet e pagave. Biznesi ekonomia është dëmtuar për shkak të masave të marra nga qeveria. Kemi insistuar që burimet e buxhetit të shtetit të mbështesin biznesin. Rënia konsumit do të na sjellë një dëm shumë të madh. Qeveria duhet të braktisë çdo shpenzim të panevojshëm”, tha Basha.

 

Basha tha se se situata në fasoneritë shqiptare është e vështirë dhe se sqaroi se detyra e opozitës është të mbrojë shëndetin e qytetarëve. Kryedemokrati theksoi se do të vijë momenti që secili të marrë përgjegjësitë, ndërsa u shpreh se taktika e Ramës me lugën bosh nuk funksionon më.

 

Basha: Duhet të shmangen vatrat e infeksionit në masoneri dhe duhet të mbështeten nga qeveria. Jam njoftuar sërish nga punonjës fasonerie që janë të shqetësuar për situatën. Por kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Në vend që qeveria të kujdeset edhe për Krujën pasi shihet si “këmbanë alarmi”, por ata vetëm kanë nisur gjobitjen e fasonerive dhe shteti nuk mban asnjë përgjegjësi.

 

Në kushtet aktuale fasoneritë shqiptare e ka të pamundur të aplikojnë distancimin social.

Fakti është që kjo qeveri ka humbur legjitimiteti dhe nëse nesër do të kishte zgjidhjej do të pësonte disfatën më të rëndë. I gjithë veprimi i tyre është bazuar në blerjen votave. Nuk ka asnjë mundësi, nëse zgjedhjet bëhen nesër për shkak të Edi Ramës dhe keqmenaxhimit të situatë së tërmetit apo edhe të pandemisë, kjo qeveri që ka ardhur në pushtet me një proces të manipuluar dhe do të përballej me një katastrofë elektorale.

 

Këta kane dështuar në mënyrë spektakolare. Opozita i ka përdorur mjetet që ka në dorë. Qëllimi nuk është se si të ulemi në pushtet, por se si të ndihmojmë njerëzit. Për këtë kërkuar që në fillim të merren masa për mbrojtjen e qytetarëve, kjo është detyra e opozitës, mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarë.

 

Do të vijë momenti i nxjerrjes së përgjegjësisë dhe se çfarë ka bërë opozita. Taktika e ngopjes së lugës bosh nga Edi Rama nuk funksionon më./Burimi: Abcnews