Po raportonte nga shtëpia, Gazetarja nxjerr gabimisht burrin teksa lahej në trasmetimin live

Burri i një gazetareje u shfaq gabimisht gjatë një segmenti lajmesh, duke u kthyer në lajmin e ditës.

Tashmë që të gjithë po punojnë nga shtëpia, është normale të ndodhin disa inci dente. Edhe pse një inci dent i tillë, mund të ishte shmangur fare thjeshtë. Melinda Meza, një gazetare në Kaliforni, po bënte një rubrikë sesi mund të priten flokët në kushte shtëpie, tashmë që të gjitha parukeritë janë mbyllur.

Ajo po filmonte veten në pasqyrën e tualetit, por pa vënë re se pas saj po ndodhte diçka më interesante sesa prerja e flokëve. Bashkëshorti i saj ishte duke bërë dush dhe e gjithë skena u trasmetuar në TV. Momenti i cili fillimisht kaloi pa u vënë re nga spikerat në studio, më pas u kthye në viral.

NJERËZIT NË RRJETE SOCIALE, KANË SHKRUAJTUR: PËRSE DUHET TË BËSH NJË TRASMETIM NË TV NË TË NJEJTËN DHOMË KU ËSHTË DHE BURRI? MELINDA U KONSIDERUA E GUXIMSHME PËR PRERJEN E SAJ TË FLOKËVE, POR GUXIMTARI MË I MADH I ASAJ FAMILJEJE DUKET QË QËNKA BASHKËSHORTI.

Një reporter tjetër që punonte nga shtëpia kishte një inc ident më pak viral, teksa macja e tij vazhdonte të kërkonte vëmendje teksa ai ishte në trasmetim. Jeff Lyon po jepte parashikimin e motit, kur macja Betty vendosi që duhej të bëhej pjesë e televizionit.

Pas nga cmimeve të shpeshta të maces, Jeff e mori atë në krahë, duke e bërë pjesë të parashikimit. Ky inc ident është pritur mjaft mirë nga publiku, aq sa Jeff tashmë e ka bërë disa herë pjesë të trasmetimit Bettyn, duke e kthyer në personazh televiziv. Tashmë ajo njihet si “Betty, parashikuesja e motit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...