Sipas gazetarit Artan Hoxha pastrami i ajrit në kryeqytet për shkak të masave ndaj koronavirusit, ka nxjerrë në pah atmosferën politike që sipas tij prej një jave është bërë më e mjergullt se kurrë, ndërsa pohon se qeveria nuk po lëshon asnjë akuzë ndaj presidentit Meta.

Gjithashtu Hoxha thotë se as nga krahu tjetër nuk ka asnjë reagim kundër kryesministrit Rama duke shtuar se është ihabitur nga kjo dashuri në kohë të koronavirusit.

“Cudi e madhe, dicka po zien nen rrogoz. Vetem aman, aman mos na beni ndonje surprize te pabere, nga ato qe dini te beni vetem ju, jo per gje por nuk na mban as zemra, as nervat…”, shkruan ndër të tjera Hoxha.

Reagimi i plotë:

Ndersa ajri mbi kryeqytet, per shkak te karantinimit dhe koronavirusit eshte pastruar si asnjehere me pare, atmosfera politike ka ndonje jave qe eshte bere me e mjegullt se kurre!!!

Paqartesi e qarte aty lart, qe krijon peshtjellim andej poshte.

Nga qeveria, I MADHI, ushtria e rrjeteve sociale nen hyqmin e tyre nuk po duket asnje su.lm, asnje akuze, more asnje ironi e vogel per be, ne adrese te presidentit Meta!!!

E njejta gje dhe nga ana tjeter. Kane heshtur si me magji, kryekomandanti, shtabi i tij presidencial, more po ska asnje cicerime as nga zyra e shtypit e tij, kunder kryeministrit kryediktator, kunder grushtit te shtetit ndaj kushtetutes, kunder kapjes se Ramaformes.

More me ka marre malli per nje status vence, nga ato dritherueset e Tit Vasilit!!! Rilindasve hazerxhevap, ne qeveri dhe ne parlament, duket sikur u eshte lagur baruti dhe topin qe qellonin presidencen e ka mbuluar guna e lagur e Tedi Blushit!!! Ore cfare behet keshtu?! C’eshte gjithe kjo dashuri ne kohe koronavirusi?! Ku vajti gjithe ajo urrejtje, beteje finale, lufte kunder narkoshtetit dhe palopresidentit!!

Ndersa gjitonet e Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, kryeministri-presidence, po shijojne karantinen duke mos respektuar distancen e afrimit fizik, lideri opozites, Lulezim Basha, i ka marre aq seriozisht masat e izolimit, sa eshte mbyllur ne vilen e tij dhe nuk shfaqet as ne orarin e qarkullimit te pensionisteve, dhe as ne orarin e qarkullimit te nenave me femije…

Cudi e madhe, dicka po zien nen rrogoz.

Vetem aman, aman mos na beni ndonje surprize te pabere, nga ato qe dini te beni vetem ju, jo per gje por nuk na mban as zemra, as nervat… Per hajer na dalte!!