Koronavirusi me shumë gjasa do të shtyjë dasmat në Shqipëri për këtë vit. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Opinion” tha se dasma sipas modelit tradicional është e vështirë që të ketë. Kjo sepse sipas tij ato janë evente ku është e pamundur që të ruhet distanca sociale.

A do të kemi dasma këtë vit?

Blendi Klosi: Dasma ka, po me kushtet e koronavirusit. Dasëm, dasëm, do jetë shumë e vështirë sepse varet se si do shkojë ekonomia.

Po mirë kampionatin europian i shtymë, lojrat olimpike i shtymë, do të shtyjmë dhe dasmat?

Blendi Klosi: Martesa mund të bëhet por dasma është pikëpyetje. Do jetë shumë e vështirë të hapen sepse janë gjëra masive të vështira të kontrollueshme janë aktivitetete ku nuk respektohen distancat.