Aktori ka treguar se ka kërkuar të drejtën e tij duke ju drejtuar AMA-s, dhe se i duket e çuditshme se si njerëzit e gjykojnë kur po kërkon të drejtën e tij, pasi ka shpenzuar shumë për realizimin e filmave të tij.

“Sqarim për mbylljen e Piratëve që më vidhnin Filmat. Këtu vjedh 1kg patate, ha 2 Vjet burg. Vjedh një biznes të tërë, miliona lekë, të dalin në mbrojtje…”- shkruan Ermal Mamaqi bashkëngjitur videos së postuar.

Pas videos së publikuar, ku sqaron se si ka ndërhyrë për të mbyllur këto faqe pirate, që piratonin dy filmat e tij, bie në sy komenti i doktorit të VIP-ave, Skerdi Faria, që duket sikur e kritikon aktorin Mamaqi. Por, kujtojmë se ai ishte pjesë e filmit “I Lovë Tropoja”.

“Po mirë, unë pse nuk i bllokoj ato faqet që marrin ato vidoklimet e mia artistike? Do thuash ti që ke shpenzuar qindra mijëra euro për të bërë atë film e me ato eure ke paguar e vazhdon të paguash edhe të gjithë stafin. Pse or plak, mund ta kishe bërë pa lekë, siç bëj unë me videot e mia,”– shkruan Skerdi Faria.

Më poshtë Skerdi Faria ka treguar se këtë koment e kishte me ironi dhe në mbështetje të Ermal Mamaqit, pasi e quan filmin një vepër arti, në të cilën janë investuar qindra mijëra euro me mund dhe sakrificë.