Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia. Rikard Ljarja është është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

 

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

 

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.