Shqipëria dërgoi ditën e djeshme edhe 60 infermierë të tjerë në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Ky veprim i Shqipërisë është pritur me mjaft falënderime dhe vlerësime nga vendi fqinj, i cili i ka dedikuar edhe një video.

Videoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa përshkruan rrugën e infermierëve shqiptarë drejt Italisë dhe guximin e tyre për të rrezikuar jetën në betejën përballë COVID-19.