Kryetari i Partisë Demokratike ka pohuar një denoncim të bërë nga emisioni “Boom”, se mjekët e spitalit Infektiv po përdorin masak të skaduara. Në një lidhje me Skype, në emisionin “Open”, Basha tha se kjo gjë është shumë e vërtetë dhe se tashmë po bëhet virale.

“Mjekët e Infektivit tashmë kanë maska të skaduara. Popo, dihet kjo gjë është virale tashmë. Kolegët tuaj në emisionin “Boom”, e kanë publikuar. Se për ato të parat tha që s’ua kam dhënë mjekëve. Po tani ç’do të thotë?”– tha Basha.

Pasditen e se martes, emisioni “Boom”, denoncoi përdorimin e maskave të skaduara nga mjekët e spitalit të Infektivit.