Gjendja në vendin tonë vazhdon të jetë e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë. E disa edhe ndoshta nuk kanë fare.

E megjithëse ditët e fundit ka pasur raportime të shumta se shqiptarët janë në hall për bukën e gojës, kryeministri Edi Rama vazhdon dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai vazhdon jep urdhëra dhe këshilla live në Facebook. Edhe ditën e sotme Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë.

E në këtë video që ka postuar ai ka marrë komente të shumta. Një shqiptar i ka komentuar se është bërë si ish-dika tori Enver Hoxha, pasi ka filluar t’i japë të gjitha përgjigjet për lajmet vetë.

Komenti i plotë:

O i mjere.. je bo si Enver Hoxha, të gjitha lajmeve u jep përgjigje. Ti je piktor dhe jo epidemolog.

Ndërsa një tjetër shqiptar i ka komentuar se duhet t’u jepen rrogat punonjësve, pasi janë pa bukë. Komenti i plotë:

Jepni rrogat punonjësve. Mirë të papunët po edhe ne gjë po punojmë, s’po marrim gjë. Punë jo dhe lekë jo, me cfarë do ushqehemi? Hidhi sytë dhe këtej nga ne.

Sjellim në kujtesë edhe faktin që edhe pse shqiptarët po kalojnë ditë më të vështira se kurrë më parë ndoshta, kryeministri Rama tha se faturat e dritave do të paguhen një më një. Kush nuk paguan tha ai do u priten dritat. Kjo do të bëhet sipas asaj që tha Rama sepse OSHEE-ja do të shkonte në gropë.