Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në mediat sociale se nga sot në portalin e-albania mund të merret leje për të kryer vizita shëndetësore.

Por si çdo herë qytetarët kanë replikuar me të në komente dhe është zënë ngushtë prej njërës.

Qytetarja shkruan se ka dy fëmijë, dhe njërin e ka tre muajsh dhe i duhet të lëvizë për t’i bërë vaksinën, por qendrën shëndetësore e ka larg.

Ajo thotë po ashtu se nuk ka patent ndaj në spital duhet ta shoqërojë bashkëshorti ndërsa shpreh shqetësim për njërin prej fëmijëve të cilin nuk ka kujt t’ia lerë të kujdeset.

Përgjigja e kryeministrit është shokuese:

FËMIJËN TJETËR TA LESH TEK FQINJI…

Qytetarja ka replikuar ndaj përgjigjes së kryeministrit:

ESHTE ME E SIGURTE TA LE FEMIJEN TIM TEK KOMSHINJTE DHE ME E RREZIKSHME TE LEVIZIM TE 4 ME MAKINE PASI DUKE QENE SE JETOJME NE NJE SHTEPI NUK KA RREZIKSHMERI NGA VIRUSI??