Kryeministri Edi Rama ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për pandeminë deri më 23 qershor.

Pritet që qeveria të dërgojë në Parlament një propozim për të zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.

Ky propozim u paralajmërua gjatë ditës së sotme nga Kryeministri Rama, i cili tha se gjendja do të zgjatet përtej datës 24 prill.

Si shkruhet në VKM-në e mëposhtme, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.6.2020″.

Referuar neneve 100 dhe 174, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “d”, të nenit 18, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.6.2020″, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.