Komisioni i Mbrojtjes Civile i Qarkut Shkoder njofton se sot u moren edhe 30 mostra te tjera te cilat u derguan ne Tirane.

Janë 4 qytetare te karantinuar ne konviktin e Universitetit L Gurakuqi Shkoder, gjendja shendetesore e tyre eshte e mire.

Neser do ju merret tamponi edhe 2 qytetareve te ardhur sot , nderkohe qe 2 qytetaret e ardhur me pare rezultuan negative per Covid 19.

Mjeket e familjes vazhdojne komunikimin dhe ofrimin e sherbimit per te semuret kronike si dhe per pacientet Covid 19 pozitiv per zgjidhjen e problemeve per shendetin , sigurimin e medikamenteve apo edhe kerkesa te tjera lidhur me shendetin .

Grupet e punes se ekipit te epidemiologjise vazhdojne ne terren per gjurmimin e kontakteve te reja , rasteve te dyshuara , referimet nga 127 si dhe referimet nga Spitali Rajonal Shkoder.

Situata epidemiologjike ne dy bashkite Puke&Fushe-Arrez duket e qendrueshme, nderkohe që vijojne hetimin epidemiologjik mbi kontaktet e dyshuara prane rasteve te konfirmuar covid-19 pozitiv, në bashkepunim me Komisariatin e Policise Puke dhe Policine Bashkiake Puke dhe Fushë-Arres po mbikqyret respektimi i karantinimit te personave te dyshuar, vetekarantinimi i qytetarve ne zbatim te kufizimit te levizjes si edhe aktiviteti i subjekteve tregtare ne rrespektim te kufizimeve ligjore.

Vijon puna online e personelit te QSH-ve ne komunikim me banoret, mbi problematikat e mundshme shendetesore, si edhe konsulenca online.

Ne bashkepunim me pushtetin vendore dhe farmacite vijon shperndarja ne banesa e barnave per pensionistet mbi 65 vjeç qe vuajn nga semundje kronike dhe kane te pamundur vete marrjen e ilaçeve.

Vijon dizenfektimi i mjediseve publike ne bashkite Puke&Fushe-Arrez, si edhe institucioneve te ndryshme.

Ne NjVKSH, M.Madhe, vijon kontrolli i te ardhurve nga shtetasit qe jane riatdhesuar dhe jane ne vetkarantim ne dy objektet e konviktit te Shkolles se Tamares, 13 persona dhe ne Hotel Cavaliero, 6 persona. Gjendja shendetesore e tyre eshte e mire.

Nga pika e kalimit H.Hotit, kane hyre rreth 68 udhetare kryesisht shofere te mjeteve te transportit te madhrave. Nuk kemi rast covid -19 ne Bashkine M.Madhe