Gjashtë vende të botës, po e mposhtin koronavirusin dhe në 24 orët e fundit kanë shënuar 0 raste të reja. Bëhet fjalë për Napolin e Italisë, Hong Kong-un, Australia e Jugut, Territori i Veriut, Territori i Kryeqytetit Australian dhe Queensland.

Mediat italiane raportojnë se në Napoli janë shënuar zero infeksione të reja dhe zero vdekje në 24 orët e fundit. Shifrat janë deklaruar në raportin ditor të Komunës së Napolit. Numri i rasteve pozitive të regjistruara në total në qytetin e Napolit mbetet i pandryshuar që prej fillimit, 833 raste, dhe vdekje 52. Kjo është gjithashtu dita e katërt radhazi pa viktima

Hong Kong këtë të hënë për herë të parë ka zero raste të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore u kërkuan banorëve të mbajnë higjenën dhe distancimin social. Qyteti kinez ka konfirmuar 1,025 raste në total dhe katër vdekje që nga fillimi i shpërthimit në janar.

Gjithashtu në Australi rënia e kurbës së infeksionit ka shkaktuar kërkesa për heqjen e masave, por ekspertët paralajmërojnë se masat duhet të qëndrojnë. Australia e Jugut, Territori i Veriut dhe Territori i Kryeqytetit Australian nuk raportuan raste të reja me koronavirus gjatë fundjavës. Queensland gjithashtu nuk raportoi asnjë rast të ri me Covid-19 për herë të parë pas dy muajve.