Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka treguar pasditen e sotme se kush ia dërgon Selisë Blu informacionet “sekrete” për tenderat, maskat dhe çmimet e pajisjeve mjekësore për koronavirusin.

Në Euronews Albania, Bardhi ka thënë se këto informacione i dërgonin në PD zyrtarë shtetëror të përgjegjshëm, të cilët nuk nuk i janë nështruar presionit për të vjedhur.

“Nga zyrtarë shtetrorë të përgjegjshëm sepse në ministri apo institicione ka punonjës që nuk i nënshtrohen presionit për të vjedhur. Ata dërgojnë pranë opozitës inofrmacione për mbledhje të cilat qeveria i konsideron sekrete. Ne mbledhim inormacionet e nevojshme dhe i bëjmë publike qytetarëve.

Pra në s’kemi hyrë në arkivat e asnjë ministrie, por aty ka zyrtarë të përgjegjshëm që nuk vjedhin por kanë vajtur aty për interesin e qytetarëve”, tha Bardhi.

Ndërkohë, i pyetur nga Ilva Tare se çfarë mendonte ai për propozimin e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe për dy muaj, Gazment Bardhi u shpreh “ Besoj komenti im është i njëjtë me të çdo qytetari. Pse deri në 23 qershor dhe jo deri në 23 korrik? Duhet të ketë një sqarim për vendimet e qeverisë. Deri tani kemi parë që qeveria operon me vendime aty për aty. Pa plan.”