Dashi: Gjatë pjesës së parë të javës do të keni përse të gëzoheni. Raporti në çift do të jetë i kënaqshëm. Një rëndësi të veçantë do të marrë erosi dhe çështjet sentimentale. Do të mund të mbështeteni te miqtë. Më pak entuziazmuese do të jetë pjesa e dytë e javës, pasi marrëdhënia me kolegët do të jetë e acaruar. Do të jenë të shumta angazhimet dhe përgjegjësitë.

 

Demi: Për fat të keq, kjo nuk do të jetë një javë e mbarë për shenjat e tokës në përgjithësi. Për shenjën tuaj në veçanti parashikohet që të hasni pengesa për disa çështje pune, për shkak të zvarritjeve burokratike dhe të mungesës së bashkëpunimit. Do të ketë momente që do të merrni frymë të lehtësuar, por gjithsesi kërkohet një përqendrim më i madh nga ana juaj.

 

Binjakët: Situata parashikohet mjaft pozitive në sferën e dashurisë. Kur vjen puna te çështjet e zemrës, era do të fryjë në anën tuaj. Edhe në familje do të keni mbarëvajtje. Do të zbuloni gjatë këtyre ditëve cilësi shumë të mira të njerëzve që ju rrethojnë. Beqarët do të kenë mundësi të shumta për sukses gjatë fundjavës. Gjithashtu dhe Hënën do ta keni aleate.

 

Gaforrja: Kjo nuk do të jetë një ndër javët më të mira në aspektin sentimental. Venusi dhe Marsi në disonancë do të bëhen shkak për mosmarrëveshje me të tjerët. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për t’ia kthyer partnerit me të njëjtën monedhë, pasi do ta rëndonit më tepër gjendjen. Ndërkohë, përqendrohuni më shumë dhe në punë.

 

Luani: Do të jeni veçanërisht konkurrues, aq sa do të dukeni të ashpër në sytë e të tjerëve. Edhe pse planetët do të jenë të radhitur në anën tuaj, edhe ju duhet të angazhoheni maksimalisht. Mos ia kurseni ndihmën tuaj as kolegëve, që në këto momente i kanë sytë nga ju. Tashmë ka ardhur momenti që të vilni frytet e punës suaj. Këtë javë do të keni fat edhe në lotari.

 

Virgjëresha: Kombinimet Venus-Neptun dhe Uran-Saturn, nuk janë ndër më të mirët për momentin në shenjën tuaj, prandaj është e këshillueshme që të merrni masat e duhura që të përballoni disa vështirësi në aspektin ekonomik. Bëni çmos që t’ju dalin mirë llogaritë, edhe për të mos shkaktuar tensione në familje. Shmangeni këto kohë çdolloj investimi.

 

Peshorja: Do të keni raste të shumta për sukses gjatë kësaj jave, por ndonjëherë kolegët mund të shfaqin mungesë tolerance ndaj jush. Mos i bëni publike projektet tuaja për momentin, por ruajini për një kohë të mëvonshme. Tani mos bini shumë në sy. Bëjini vetes ndonjë dhuratë dhe merrni një pushim të merituar. Në dashuri këshillohet që të tregoheni të matur, edhe pse duket sikur partneri bën çmos për t’jua sosur durimin.

 

Akrepi: Do të keni mundësinë që gjatë këtyre ditëve të vini në zbatim shumë ide tuajat. Do të merrni përsipër detyra dhe përgjegjësi të shumta. Me siguri që dhe kolegët do të jenë të gatshëm për bashkëpunim. Marrëdhënia me partnerin do të jetë shumë e mirë dhe nuk do të mungojnë emocionet e forta. Përgatituni që fundjavën ta kaloni me argëtime.

 

Shigjetari: Shumë lidhje miqësie, që ishin lënë në harresë, do të rigjallërohen. Do të rivendosni kontaktet me miqtë tuaj të vjetër dhe nuk përjashtohen as njohjet e reja. Këmbimi i ideve do të jetë në qendër të bisedave tuaja, por tek-tuk do të ketë dhe ndonjë mosmarrëveshje. Për fat, raporti me familjarët do të jetë mjaft i mirë. Edhe marrëdhënia me partnerin do të jetë gjithaq e mirë.

 

Bricjapi: Do t’ju ofrohen mundësi të shumta në aspektin profesional, të cilat duhet t’i peshoni mirë. Mos u tregoni impulsivë. Për çdo pasiguri që do të keni, fare mirë mund të mbështeteni te partneri apo te familja. Yjet do t’ju favorizojnë në disa çështje që do të jenë të suksesshme në planin afatgjatë. Mos harroni që buzëqeshja është arma më e mirë kundër zilisë së të tjerëve.

 

Ujori: Pështjellimi i këtyre ditëve mund të rezultojë i dëmshëm për disa çështje të punës dhe nuk duhet nënvlerësuar. Duhet të jeni me mendje të kthjellët, në mënyrë që t’i jepni zgjidhje diçkaje që nuk duhet shtyrë për më vonë. Disa marrëveshje nuk do të shkojnë ashtu siç shpresoni. Vajza, kur vjen puna te ndjenjat, bëjini sytë katër, sepse djalin e ëndrrave mund ta keni përpara syve.

 

Peshqit: Kjo do të jetë një javë paksa e zymtë, pasi do të hasni vështirësi në aspektin profesional. Nuk do të mungojnë as zënkat dhe debatet e ndezura. Nuk ju mbetet veçse të shtrëngoni dhëmbët dhe të prisni që të vijnë kohë më të mira. Në dashuri do të përjetoni çaste të ëmbla, por në përgjegjësi lidhja juaj do të jetë e qëndrueshme dhe nuk pritet që të ketë risi.