Zyrtarët kryesorë të shëndetit thonë se vendosja e maskave tek të vegjlit dhe foshnjat gjatë pandemisë COVID-19 do të shkaktojë më shumë dëme sesa përfitime tek ata.

 

Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve thonë se foshnjat dhe fëmijët e vegjël nën moshën 2 vjeç nuk duhet të mbajnë maska sepse ato kanë rrugë të vogla ajrore dhe nuk janë aq të forta sa të ndryshojnë pozicionet nëse nuk mund të marrin frymë.

 

Mjekët vendas po i bëjnë jehonë këtij sugjerimi. “Të porsalindurit dhe foshnjat nuk duhet të mbajnë maskë,” thotë Dr. Donald Beno, pediatër në Qendrën Mjekësore Aurora BayCare në Green Bay.

 

 

“Foshnjat mund të mbyten rastësisht pasi disa maska mund të paraqesin një rrezik nga mbytja ose bllokimi. Nëse një maskë shkakton vështirësi në frymëmarrje, dhe / ose maska bën që fëmija të prekë fytyrën e tij shpesh, në këto raste nënat duhet të jenë shumë të kujdesshme. ”

 

Coronavirus: Man quarantined in Pune after vomiting in flight

Këtu janë disa këshilla për prindërit me foshnje:

 

Mbajini foshnjat e vogla jashtë ambienteve publike;
Praktikoni distancimin shoqëror në të gjitha ndërveprimet
Mbani fëmijët larg familjarëve ëe punojnë osë kanë kontakte më grupe të ndryshme njërëzish

Përdorni FaceTime ose video thirrje për të bashkëvepruar me familjen dhe miqtë.
Dezinfektoni çelsin e dritës dhe dorezat e dyerve shpesh
Sigurohuni që vëllezërit dhe motrat të lajnë duart në mënyrë të duhur dhe të dekurajojnë çdo prekje të fytyrës së foshnjës
Nëse keni nevojë të dilni jashtë, vendosni një batanije mbi vendin e makinës ose shëtitësin e fëmijës – por ASNJEHERË mbi fëmijën duke e mbuluar atë