COVID -19 përtej seriozitetit të situatës dhe rrezikshmërisë së lartë që kanë në shëndetin e njerëzve, është kthyer edhe në një burim frymëzimi për të bërë humor qoftë me meme apo me video.

 

COVID -19 përtej seriozitetit të situatës dhe rrezikshmërisë së lartë që kanë në shëndetin e njerëzve, është kthyer edhe në një burim frymëzimi për të bërë humor qoftë me meme apo me video. Një e tillë është shpërndarë dhe nga kryeministri Rama, ku një i ri shqiptar duke imituar drejtuesin e një agjencie funerale shfaqet duke bërë thirrje se koronavirusi është e sajuar dhe se qytetarët duhet të dalin jashtë.

 

“Nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë për këtë mashtrim që po iu bëhet njerëzve anë e mbanë botës. Ç’janë këto muhabete… Ky koronavirusi, COVID-19 a si e ka ky, është një rrenë e sajume nga këto shtete, nga këto kryeministra maskarenj. Mos i hani këto rrena, po dilni takoni të afërmit tuaj,

takoni shokë e shoqet tuaja, ik ti mor vëlla në punë, leri seç thonë ata, dilni për qejf në kafe pini shisha, boni qejf se këto janë vetëm rrena. Me respekt, agjenci funerale Gimi.“-thotë i riu në video.