Si një eksperte e fushës, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në përmbyllje të intervistës për Report Tv, tha se nuk është në gjendje të bëjë parashikime a do duhet të nisë plazhi.

Por në këtë ditë të shenjtë për besimtarët ortodoksë, Pashkën, ajo ndau një urim.

“Do isha shumë e lumtur të isha në gjendje unë të bëja të tilla parashikime në kohë. E uroj me gjithë shpirt të ndodhë, dhe shpresoj që ky urim në ditë pashke, të bëhet realitet”, përfundoi ajo.