Moderatorja shumë e dashur për publikun Luana Vjollca po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë karantinës. Para pak ditësh ajo publikoi një foto me një look ndryshe nga zakonisht

 

Ajo u shfaq me flokët e prera me baluke dhe krahas fotos shkruante “Look i ri nga karantina”. Ky “ndryshim” u prit shumë mirë nga ndjekësit dhe komplimentat ishin të shumta.

 

Mirëpo Luana na paska “gënjyer” të gjithëve! Look-u i ri i karantinës kanë qenë thjesht paruke dhe sot moderatorja ka publikuar një foto me flokët e saj të vërtetë. Në foton në fjalë ajo po merr rreze dielli në ballkon. “Floku im i vërtetë.Kush tjeter po ben pak banjo-dielli ne keto dite?”, ka shkruar moderatorja.