SHKODRA “GJALLEROHET” NGA TE MOSHUARIT

Shqiperia ne shtetrrethim por me nje ndryshim nga javet e kaluara ku rrugeve jane pare te moshuarit qe me ne fund pas nje periudhe thujase dy mujore ne shtepi kane pasur mundesi per te dalur dhe marre ajer.

 

Ky ishte nje vendim qe kryeministri Rama e mori dhe komunikoi diten e premte por duke theksuar qe te gjithe personat qe mbajne statusin e pensionistit te tregojne kujdes maksimal per te ruajtur distancen dhe te mos krijojne grumbullime per te lujatur domino neper parqe e rruge. Edhe Shkodra kete te shtune ka qene e gjalleruar nga levizja e te moshuarve te cilet shprehen se qyteti iu duket i shkrete pa pranine e te rinjve.

 

Pjesa me e madhe per te tyre shprehen se kane rreth dy muaj qe nuk kane dalur nga shtepia dhe se jane munduar maksimalisht te respektojne masat e karantinimit. Ajo çka bie ne sy eshte se pjesa me e madhe prej tyre kane respektuar thirrjen e kryeministrit Rama qe iu ka thene qe te dalin maksimumi te shoqeruar vetem me nje persona dhe per te ruajtur distancen e nevojshme.

Nderkohe te moshuarit te Shkoder nuk kane anashkaluar edhe vendosjen e maskave si mase mbrojtese ne kete kohe pandemie ku siç eshte bere e ditur jane te moshuarit ato qe rrezikohen me teper nga koronavirusi. Kjo eshte dita e pare per pensionistet qe iu lejohet te dalin nga shtepia qe nga fillimi i muajit mars ku Shqiperia hyri ne karantine.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...