Rama prezanton sistemin e ri të lejeve për automjetet, jo më me e-mail

Kryeministri Rama ka njoftuar sistemin e ri të leje daljeve edhe për ata që duan të shkojnë në punë nga java e ardhshme. Ai njofton se leja nuk do të merret më përmes e-mailit por duke aplikuar në portalin e-albania

 

Rama shton se sistemi është ende duke u testuar ndaj i fton qytetarët që të aplikojnë duke testuar në të njejtën kohë edhe sistemin.

 

“Ju lutem atyre që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimit

 

Lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e-albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara këtë javë për punë, qoftë protokollin sanitar të sigurisë

 

E përsëris, sistemi po testohet që deri nesër të jetë plotësisht funksional, prandaj mos u mërzisni nëse do të hasni ndonjë vonesë në aprovim, sepse pjesëmarrja juaj në testim ndihmon në kolaudimin e sistemit”, shkruan kryeministri Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...