Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga koronavirusi. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë.

E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë, disa edhe nuk kanë fare.

Në fshatin Kërrabë që është jo shumë larg Tiranës, banorët janë duke vuajtur për bukën e gojës. Banorët e këtij fshati jetojnë kryesisht me blektori dhe bujqësi.

Por në këto kohë për ta është bërë shumë e vështirë. Një grua ka thënë për ‘abc news‘:

S’KAM PAS LEKË TË BLEJ NJË PARACATEMOL. MORA 20 MIJË LEKË BORXH PËR TË BLERË NJË THES MIELL.

Kurse një burrë është shprehur:

KËTU FLASIN ME ANË TË PARTISË. MUA NUK MË INTERESON ASNJË LLOJ PARTIE, MUA MË INTERESOJNË VETËM SHPATULLAT E MIA DHE FAMILJA IME. SE TA PRESIN COPË, PO S’E NDIHMOVE, PO SI DHE VOTAT NUK KE NDIHMA MBRAPA. UNË KAM PUNUAR NË PUNË TË ZEZË. KU KA DALË ME DITË.

Shumë familje në këtë fshat janë në mjerim. Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët në nevojë do të ndihmohen, por realiteti në fshatin Kërrabë, shumë afër Tiranës është shumë ndryshe.