Besfort Lamallari, i cili po menaxhon situatën në Shkodës pas përhapjes së COVID-19, ka deklaruar se situata në këtë qytetet ishte alarmante, sa i përket ndërgjegësimit publik. Ai ka deklaruar në studion e “Abc News” se njerëzit lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe dukeshin si “mina me sahat”, pasi mund të çonin virusin në banesat e tyre.

 

“Shkova në Shkodër dhe përshtypja e parë nuk ishte pozitive. Pashë njerëz që lëviznin pas asnjë problem. Dukeshin si mina me sahat që lëviznin dhe mund t’jua çonin koronavirusuin familjareve të tyre. Prandaj krahas koordinimit të aktorëve qendrorë dhe lokalë, duhet mbi të gjitha që krahas punës së bërë nga pushteti qendror edhe lokal, të ketë një nivel të duhur ndërgjegjësimi.

 

Gjatë shtatë ditëve që jam në Shkodër kam kuptuar se pa një nivel të duhur ndërgjegjësimi, gjithçka që bëhet nga qeveria apo bashkia është e kotë. Ndër të tjera ai tha se menjëherë janë marrë masa për të mos lejuar daljen e qytetarëve pa kriter në rrugë si edhe mbylljen e tregut të Zdrales për dy javë si përgjysmimit të punës në tregun e Rusit.

 

Mblodhëm komisionin për mbrojtjen civile që drehtohet nga unë dhe vendosëm që të ndërhynim në tregjet Rus dhe atë të Zdrales. Këtë të fundit e mbyllëm për dy javë. Mjaftonte një vizitë aty për të parë se çfarë rreziku ishte. Në tregun e Rusit u përgjysmua aktiviteti. Po ashtu vendosën tunele dezifektuese për të shtuar masat e sigurisë“, është shprehur ai në studion e ABC News.