Sot në orën 10:30 janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë dy shtetas shqiptare të cilët kanë qenë duke punuar në Kotorr të Malit të Zi. Pasi u njohën me urdhëri nr.240, datë 07.04.2020 “Për vetëkarantimin e shtetasve shqiptare që duan të hyjnë në territorin e RSh”, ranë dakort për tu vetëkarantinuar.

 

Për këte çeshtje me porosi të Zv.Ministrit të Brendshëm u vunë në dispozicion për akomodim ambientet e konviktit të Universietit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

 

Me koordinimin e punës së KMC, është bëre e mundur akomodimi i 2 shtetasve, të cilët janë asistuar nga strukturat shëndetësore dhe janë akomoduar nën mbikqyrjen e Drejtorit të Administrimit të Konvikteve, ndërkohe nga Ushtria janë marrë masat për ruajtjen fizike të objektit.