Pasi fitoi bet ejën me virusin e rrezikshëm, profesori i njohur Dhimitër Kraja ka premtuar se do të rikthehet në pavionin e Spitalit Infektiv për të ndihmuar kolegët.

 

Dhe ai e ka mbajtur fjalën. Sot është kthyer sërish në krye të detyrës, edhe pse në pension dhe pak ditë pas daljes nga pacioni ku edhe vetë u kurua për koronavirus.

 

Foton e profesorit në pavion e ka postuar mjeku radiolog Renato Osmani, i cili në komentin e tij shkruan: “Eminenca sërish në punë! Flm Prof. Kraja!”.

 

Mjeku Kraja pas 48 vitesh në sherbim, ishte ndër të paret që iu bashkua thirrjes për staf e personel mjekësor në emergjencën që po kalon vendi.