Shumë njerëz besojnë se ardhja e verës do të sjellë edhe largimin e koronavirusit. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë sipas mjekut të njohur infeksionist, Pëllumb Pipero.

 

Pipero sqaroi në një lidhje për emisionin “Zonë e Lirë” se askush nga mjekët nuk ka thënë që virusi vr itet në temperaturë të lartë.

 

Mjeku thekson gjithashtu she askush nuk mund ta parashikojë se kur do largohet Covid-19, pasi sipas tij ky virues është me shumë të panjohura.

 

Ai tha:
Askush nga ne nuk ka thënë që virusi vr itet në temperaturë të lartë. Ai neutralizohet në temperaturë 56 gradë celcius për 30 minuta. Të gjithë shkencëtarët pranojnë që ulet transmetimi i virusit në temperatura të larta. Në këtë moment fillon dhe shuhet epidemia. Unë jam shpresëplotë që nga fundi i prillit do bien rastet dhe në vende të tjera, me uljen e ritmit të transmetueshmërisë së këtij virusi, të lehtësohen dhe masat e qeverive respektive. Kjo nuk do të thotë që u ngroh koha, u ngritën temperaturat dhe të grumbullohemi e të heqim dorë nga masat.

 

Ne do duhet domeomos të përdorim një maskë. Gjatë kësaj periudhe do duhen të moshuarit apo të sëmurët kronikë të ekspozohen më pak. Unë kam një mendim tjetër, që gradualisht ne duhet të lehtësojmë masat dhe të ekspozohemi duke qenë shumë të kujdesshëm. Unë e besoj fort këtë që them, në proporcion me ecurinë tonë, duhet të lehtësohen masat në vendin tonë. Me lehtësimin e masave, ndodh ekspozimi gradual me virusin.

 

Por kjo do të shkojë në proporcion me uljen e ritmit të transmetueshmërisë. Unë mendoj që lehtësimi i masave në proporcion me ecurinë e epidemisë, e ka këtë sekuencë. Është momenti në proporcion të drejtë me ecurinë e epidemisë tek ne, që është një trend i ngadaltë, i qëndrueshëm.