Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit, i cili tha se nëse nuk do të ishin marrë këto masa nga qeveria, koronavirusi do të kishte shkaktuar 18 mijë viktima në vendin tonë.

 

Në një deklaratë për mediat, Vasili theksoi se kjo është një deklaratë e papërgjegjshme dhe që nuk vjen e bazuar në të dhëna shkencore.

 

“Ne kemi dëgjuar në mënyrë, për fat të keq, më të papërgjegjshme në botë, kryeministri i Shqipërisë referohej pas disa skenarëve të caktuar, mund të kishte në Shqipëri 18 000 të vdekur dhe ka qenë piëkrisht kryeminsitri që na ka mbrojtur këta 18 000 të vdekur.

 

Të nderuar qytetarë! Ne sigurisht kemi repsekt për çdo lloj deklarate që do të vinte bazuar në të dhëna shkencore dhe teknike, por unë në emër të të gjithë shqiptarëve po them refuzojmë dhe çdo shqiptar refuzon që të trajtohet si indianët dikur të Amerikës, të cilët kolonizatorët i gënjenin duke i dhënë copa xhami e duke i marrë flori.

 

18 000 vdekje për popullsinë 2.8 milion banorë të Shqipërisë do të thotë të nderuar qytetarë që të kishim 4 herë më shumë vdekje sesa Kina, e cila është rreth 500 herë më e madhe sesa Shqipëria. Pra Kryeminsitri thotë që Shqipëria me 2.8 milion do të kishtë vdekje 4 herë më shumë se Kina që është 500 herë më e madhe se sa Shqipëria.

 

Asnjë shifër e asnjë vendi të prekur, gjëkundi, në asnjë mundësi teknike nuk mund të mbështeste, pikërisht një turp të tillë të nxjerrë nga goja e kryeministrit.”-tha Vasili.

 

Më tej, ai bëri një apel të fortë ndarsa theksoi se “Prandaj ne jemi këtu për t’i thënë kryeministrit që: “Merr masat. Bëji testimet.” Sepse në rast të mos bërit testimet të dneruar qytetarë, shikoni se ne kemi një kurbë të tillë (Grafik). Një kurbë që është e gjitha drejtvizore dhe në të kundërt të të gjithë vendeve të botës, kudo anë e mbanë globit sepse virusi që ka prekur Shqipërinë nuk është një virus i veçantë që është hedhur nga diku dhe u është hedhur shqiptarëve dhe nuk ka lidhje me të tjerët.”

 

“Kjo është një kurbë normale e epidemisë të nderuar qytetarë, që ta keni shumë parasysh, që do të thotë ka një ngjitje që mund të jetë shumë e thepisur pra eksponenciale, mund të jetë dhe pak më e butë, ka një periudhë qëndrueshmërie që duhet në gjuhën e teknikëve plato, pra e sheshtë dhe fillon zbritja.”-tha Vasili.

 

Sa i takon Kurbës së Shqipërisë, Vasili tha se “Kurbën e shqipërisë nuk mund ta gjeni gjëkundi dhe kjo nuk ka asnjë mundësi shkencore që të egzistojë por ky është thjesht një manipulim për shkak të testimeve shumë shumë të pakta që kanë pasur si qëllim vetëm e vetëm fshehjen e të së vërtetës.

 

Të nderuar qytetarë ju keni dëgjuar që gati 2 javë e ca përpara patëm 26,27,28 raste ndërkohë që kemi një periudhë të qëndrueshme deklaronin autoritetet po ja pra u shfaqën para dy ditësh 24 raste, serisht 21 raste dhe kurba e dhëmbëzuar, e veçantë, e padëgjuar e shqipërisë po çudit dynjanë.

 

Ky është një turp të nderuar qytetarë, nuk mund të gënjëhen shqiptarët në këtë mënyrë.”.