Edir Rama i cili ka folur nga foltorja. Ai tha se asnjë vend s’ka bërë më shumë se Shqipëria për këtë situatë.

 

Shqiperia s’ka kujt t’i kete zilinë, asnjë ekspert në botë s’ka thënë ndonjë gjë që s’e dinë ekspertët tanë. Madje ai bëri edhe një krahasim me Francën për subvencionimin e mjekëve, infermierëve, sanitareve dhe shoferëve të ambulancave duke thënë se Shqipëria s’mbetet prapa me shpërblimin në lekë që ka bërë ndaj tyre.

 

Fjalimi në parlament:

Të dëgjosh lloj lloj dënglash, e kuptoj nga ata të cilët duke e përjetuar tr. agjedinë përmes ekraneve të televizioneve, përjetojnë str. esin mbi ekonominë e tyre familjare. Por të dëgjosh dënglat nga ata që kanë mikrofon e kamera përpara, kanë një zë që shkon përtej zërit të një njeriu të zakonshëm dhe flasin në emër të disave.

 

Jo projeksionet tona por të bëra nga ekspertë të pavarur flisnin për mundësinë potenciale që nëse s’do ishte marrë asnjë masë ne mund të kishin 18 mijë të vd. ekur. Ndërsa projeksionet tona, tregojnë se nëse masat nuk do ishin respektuar, flisnin për 2 mijë e 800 të vd. ekur.

 

Ky është fakt. Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë, për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument mbi baza logjike që të hedhin poshtë faktin që sot Shqipëria ia dalë në këtë fazë të parë të lu. ftës me këtë ar mik të padukshëm.

 

Unë di të them këtë, di ta faktoj këtë që po them, që asnjë vend në glob nuk ka bërë asnjë gjë më shumë se kjo që kemi bërë ne.

 

Dhe jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me pla. gët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera të madhësive të ndryshme, që nga SHBA deri te Luksemburgu.

 

Fatmirësisht jemi gjetur në një situatë ku kemi patur mundësi ti referohemi organit më të lartë, komunitetit teknik të ekspertëve që kanë provuar se Shqipëria nuk ka se kujt ti ketë zili. Fare, askujt.

 

Nuk kam mundur të dëgjoj asnjë ekspert botëror të thotë diçka të re apo të paditur për ekspertët tanë. Është shumë e qartë se kjo lu ftë ka dy fronte.

 

Frontin e përballjes në vijën e zj. arrit dhe në frontin për betejën ekonomike sot dhe nesër. Ne po e fitojmë betejën në frontin e shëndetësisë dhe ne do ta fitojmë dhe betejën në frontin e ekonomisë