Njerezit e mocem e kane pasur dinjitetin mbi gjithcka. Por edhe sot ka plot njerez te cilet edhe pse te varfer kane indentitet te tyre edhe dinjitetin. Ne Mat ka ndodhur dje nje histori e ngjashme ku nje zotri i dha shoqerise shqiptare nje mesazh qe dinjiteti njerezor mbetet i paprekshem.

 

Ngjarjen e tregon Elona Caslli e cila flet per rastin e nje biznesmeni qe ka vendosur te jape disa ndihma qytetarit nga Mati i cili kur i eshte kerkuar te benin bashke disa foto, ka refuzuar. Ai i ka lene ndihmat jashte shtepise duke mos dashur te identifikoje varferine me fytyren e tij.

 

Ky gjest i tij tregon qytetari dhe dinjitet pasi duke dashur te ruash dinjitetin tend ke ruajtur te drejten e te thenit ‘jo’.

 

Vetem dinjiteti te jep te drejten te mos gjunjezohesh por te qendrosh perballe dikujt qe me ane te meshires kerkon te te poshteroje e jo te te ndihmoje.

 

Dhe ne fakt shume qytetarë shprehen se vihen në siklet kur përballen me imponimin e zyrtarëve për ti filmuar ose fotografuar teksa marrin ndonjë qese ndihma nga ana tyre gjate ketyre diteve. Madje pohojnë se është e rëndë për ta që dikush që i njeh të shohë pamje të tilla./noa