OSHEE po përdor situatën e krijuar nga COVID-19 për të vjedhur shqiptarët.

 

Ky është denoncimi i fortë që mbërrin në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha nga një qytetar.

 

Sipas tij, duke shfrytëzuar qëndrimin e gjatë të shqiptarëve nëpër banesa për shkak të karantinës, lexuesit e sahatëve po abuzojnë me shifrat e kilo-watëve, ndërkohë që askush nuk vjen për ti matur.

 

“Një mesazh që duhet lexuar nga çdo njeri! Ja si po shfytezon OSHEE Covid19 për tju vjedhur ju. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe kontrolloni faturat tuaja për të konstatuar vjedhjen që u është bërë ju”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

 

Denoncimi i qytetarit:

Miredita doktor! Ju e paralajmeruat ne ZL me gazetarin Arian Çani se do faturohemi per marsin njesoj si marsi 2019?! Kjo nuk kish pse te behej sepse faturistet njesoj si policet mund te dilnin e te kontrollonin sahatet me masa mbrojtese, per me teper qe tek sahatet nuk ka njeri. Se dyti une dhe bashkeshortja nuk i harxhojme me shume se 300 kw dhe na bie te paguajme 4300 drita e 1700 uje qe nuk pijet. Se treti ajo qe eshte e rende eshte se diferenca e sahatit eshte 0 krahasuar me muajin shkurt (shkurt 15849- mars 15849) nderkohe kw per t’u paguar rezultojne 323.

 

Kjo eshte mendesi kriminale, sepse per muajin tjeter do na thone se keni konsumuar 400-500 kw, pra dy muaj bashke dhe kriminelet do e juatifikojne me karantinen, keni qene ne shtepi dhe i keni harxhuar, ndaj duhet t’i paguani. E fundit, une e kapa kete truk dhe do e ankimoj, por 99% e shqiptareve do paguajne kot marsin, vetem qe vampiri kryeminister te pije edhe piken e fundit te gjakut te shqiptareve. Faleminderit nese e beni publike.