Dënimet e falura nga Rama/ Juristi: I fali pasi e di që janë antikushtetuese, nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare

Për juristin Ledio Braho vendi ndodhet në një pasiguri juridike, ndërkohë që foli edhe për dënimet e falura nga kryeministri Rama, të cilat i cilësoi si antikushtetuese.

 

Braho, në një intervistë për Ora News, u shpreh se këto dënime janë joligjore, pasi urdhrat e tyre nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare.

 

Ledio Braho: Ndodhemi në kushtet e një pasigurie juridike. Kur vendosen dënime administrative dhe del kryeministri dhe vendos që të falen, por kjo nuk bëhet përmes një dalje në Facebook. Unë shpresoj që të bëhet në formë ligji, përmes një akti administrativ. Kjo qeveria qysh kur erdhi në pushtet filloi me faljen e disa dënimeve administrative.

 

Pas kësaj fshihet fakti që kryeministri e di që këto dënime janë antikushtetuese pasi për këto dënime nuk janë botuar urdhrat përkatës në fletoren zyrtare. Ka një ligj për ndalimin e infektimeve, që i jep ministrit të Shëndetësisë kompetencën për të kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve, ndërsa parashikimet e dënimeve parashikohen me ligj disa, dhe me akte normative. Por ajo që e bën situatën antikushtetuese, është fakti që këto urdhra të ministrisë së Shëndetësisë duhet të botohen në Fletoren zyrtare që të kenë fuqi. Për këtë arsye, kur urdhri ka karakter normativ që i drejtohet të gjithëve shqiptare duhet të botohet në fletoren zyrtare. Të gjitha ato dënime të vendosura janë antikushtetuese.

 

Prandaj kryeministri është në dijeni që janë të paligjshëm, pasi nuk është hera që po diskutohet diçka e tillë. Kanë dalë dy urdhra të ministrisë Shëndetësisë që janë botuar vetëm në faqen e ministrisë së shëndetësisë, por jo në fletoren zyrtare, çka do të thotë që vazhdon të shkelet kushtetuta. Këta urdhra janë krejtësisht të qartë, dhe në bazë të tyre qytetarët shqiptarët do të ndëshkohen me dënime administrative dhe penale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...