Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

 

Ministria njofton se në shërbimin Infektiv aktualisht janë të shtruar 35 persona , nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

 

Po ashtu, njoftohet se aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 8 pacientë të shtruar, 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

 

Sakaq, 21 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit.