11 raste të reja me COVID-19 u shënuan në Shkodër sot, duke e çuar në 94 numrin e të prekurve në territorin e Shkodrës.

Mësohet se 4 janë nga vatra e re që u konstatua dje në Kryebushat me një të infektuar, 2 janë punonjës të një fasonerie nga 4 mostra që janë marrë aty, dhe 4 janë nga vatrat e mëparshme, pra kontakte të infektuarve të tjerë.

Sipas detajeve, dy punonjëset e fasonerisë, janë pa shenja klinike dhe ndodhen të izoluara në banesë. Gjatë ditës së djeshme në Shkodër u morën në total 49 mostra për t’iu bërë analizat, ku 11 rezultuan pozitive. Një numër ky më i lartë testimesh se ditët e para. /Shqiptarja.com/