Teksa sezoni veror është vetëm disa javë larg, shqiptarët duket se nuk do të jenë në gjendje t’i frekuentojnë plazhet pa marrë leje.

 

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili teksa ishte i ftuar në “Tv T”, foli në lidhje me masat që do të ndërmerren për sezonin e plazhit.

 

Klosi tha se shqiptarët do të marrin leje në portalin e-Albania për të vajtur në plazh.

 

Ai theksoi gjithashtu se midis pushuesve në plazhe do të ruhet një distancë e caktuar, ndërsa festat masive nuk do të lejohen.

 

Klosi tha:

PO PËRGATISIM NJË RREGULLORE TË RE TË PLAZHEVE, DUKE I DEDIKUAR NJË PUNË TË IMËT, SIGURISË SË JETËS DHE RREZIKUT TË PANDEMISË. DO TË KËRKOJË PUNË DHE DETAJE. NJË DRAFT E KEMI, ME RREGULLA TË PËRCAKTUARA QARTË. ME DISTANCË MË TË MADHE NGA ÇADRAT E PLAZHIT. NUK DO TË KETË FESTA MASIVE NË BREGDET. DO TË JETË DREJT NJË TURIZMI FAMILJAR, TË QETË, NATYRISHT DUKE MARRË LEJE TEJ E-ALBANIA BESOJ. PA LEJE, DO TË JETË E VËSHTIRË TË MENDOHET SEZONI TURISTIK.