Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaron se kryeministri Edi Rama ka 7 vjet që iu tregon shqiptarëve bu rgun dhe gjobat dhe po e bën dhe tani në situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

 

Sipas Bardhit, në vend të testimeve dhe në vend të ndihmojë realisht bizneset, Rama krenohet me gjobat për popullin.

 

“Ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve bu rg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës.

 

Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për bu rg. Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Edi Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit.

 

Gjoba dhe bu rgu është alternativa e vetme që ka Edi Rama për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”, shkruan Bardhi.