Italia po regjistron një ulje të rasteve të personave të infektuar në 24 orë dhe pse numri i viktimave është më i lartë se një ditë më parë.

 

Mjekja pneumologe Meridiana Doda në Peruxha të Italisë tregon se “tashmë pacientët që shkojnë në spital me simptoma më të lehta dhe nuk kanë më nevojë për terapi intensive.”

Në një intervistë me skype për Ora News, mjekja tregon për një ulje të moshës së të infektuarve.

 

“Kemi parë që përveç moshës së tretë kemi një numër shumë të lartë të të infektuarve të moshës 50-65 vjeç.”

Kur do të mposhtet kjo sëmundje?

 

“Ne e kemi mposhtur këtë sëmundje vetëm në momentin që del vaksina” tregon doktoresha.

Intervista në studio u mor nga Siklajda Shorja.

Italia regjistroi dje 602 viktima, duke e çuar në 21,067 numrin e të vdekurve në total nga pandemia. Ndërsa numri i rasteve pozitive me koronavirus u rrit dje me 2,972, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 162,488./oranews