“Do goditemi rëndë, humbjet do jenë të mëdha”, Majlinda Bregu paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal u shpreh se kriza e krijuar nga pandemia do të jetë një leksion i madh edhe për Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se asnjë vend nuk mund t’ia dalë i vetëm.

 

Ajo tha se humbjet do të jenë të mëdha dhe ekonomitë tona do të goditen rëndë.

 

“Shqipëria pati dy ngjarje të njëpasnjëshme. Edhe nëse do të kishim qenë një vend me të ardhura më të mëdha do të ishim vënë në vështirësi. Situata me pandeminë ishte më ndryshe se ajo nga tërmeti, pasi përfshirja ishte shumë herë më e madhe.

 

Kjo krizë do të jetë një leksion i madh edhe për BE-në. Për herë të parë nga viti 2002, i është dhënë akses vendeve të Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e këtij fondi të solidaritetit, i cili është 800 milionë euro. Asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Ekonomitë tona do të goditen më rëndë. Humbjet do të jenë të mëdha, sidomos nga turizmi”, u shpreh Bregu për A2.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...