Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se kryeministri Rama mund të dalë ndonjë ditë dhe të thotë se është me koronavirus vetëm që tu dhimbset njerëzve.

“Lexoni me vëmendje dokumentin e Këshillit të Evropës! Rama i përgjigjet këtij dokumenti vetëm më një batutë, që në fakt tregon të vërtetën në atë që thotë, sepse ai nuk është për lirinë dhe demokracinë, e ka thënë vetë, por po merr masa të jashtëzakonshme dhe po shpëton populli.

Kjo të çon tek ajo që unë e kam bindje të thellë që në të gjithë këtë situatë, politikanë Edi Rama, që të instalojë kultin e tij personal. Nuk është çudi që ndonjë ditë të na dalë me Covid që tu dhimbset njerëzve. Ne fakt nuk është i sëmurë, por mund ta shpikë këtë gjë.

I duhet ky kult se është në një rënie dramatike, është në fund të mandatit, i shteruar në mjetet politike. Dhe mendon se duke eliminuar çdo gjë institucione në vend dhe ia ka arritur kësaj gjëje, ai do të mundet që të legalizojë kultin e tij. Del çdo vakt në televizor. Është i vetmi njeri në vend që vazhdon të merret me politikë, këtë nuk duhet ta harrojmë, sepse para kësaj nevoje me të nuk flitet për kushtetutë”, tha Manjani në Ora News.