Qyteti i Shkodrës vijon që të mbetet vatra e nxehtë e COVID-19 në vend, ku sot pasdite janë shtuar dhe 6 raste të tjera. Sipas informacioneve mësohet se bilanci i të infektuarve në Shkodër është shtuar me 6 raste sot.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, një infermiere e reanimacionit, një punonjës i burgut të Reçit dhe 4 të tjerë janë qytetarë.

Punonjësi i burgut është polic i togës së shoqërimit në Reç të Malësisë së Madhe dhe dyshohet që është infektuar pasi ka patur kontakt me nënën, motrën dhe të fejuarën të cilat më herët kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas njoftimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë infektuar 494 persona, 25 pacientë kanë humbur je tën dhe 251 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.a/dosja