Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 25 numrin e viktimave në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeçar nga Fieri i cili kishte edhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

I moshuari, i cili ishte i intubuar prej 11 ditësh, vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

Sakaq, numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 494, me 19 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit