Numri i të infektuarve në Kukës ka shkuar në gjashtë. Mësohet se pesë persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë më Covid-19, pasi janë testuar 58 të tillë.

 

Pesë të infektuarit e sotëm janë një infermiere dhe katër familjarë të infermierit të Urgjencës, që një ditë më parë u identifikua si rasti i parë në Kukës me koronavirus.

 

Infermieri dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.

Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 475 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 248 qytetarë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19, dy prej tyre personel mjekësor. Harta e të prekurve u zgjerua me 6 raste në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.