Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është bërë nostalgjike në këtë kohë pandemia dhe ka publikuar bnjë foto të hershme nga arkivat.

Në foton e fundit që ka hedhur në “Instagram” Aurela shfaqet me këngëtarin Dashnor Diko, një mik i saj prej vitesh.

“Siç e shikoni, gjithmonë pranë Dashnorit. Ishte 1997… edhe vazhdojmë të jemi edhe sot në 2020 apo jo Noriiiii? E ka emrin Dashnor, edhe për shoqërinë dhuron vetëm dashuri”, shkruan Aurela.