Situata e krijuar për shkak të COVID-19 në vensin tonë detyroi Alketa Vejsiun që të ndërpresë në mes emisionin e saj. “Në kurthin e Piter Pan” ndaloi transmetimin pak javë pas nisjes, megjithatë Alketa premtoi se do e rikthejë emisionin menjëherë pas karantinës.

 

Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në Instagram, moderatorja ka zbuluar planet që ka pas daljes nga karantina dhe paskemi surpriza. Ajo thotë se përveç emisioneve në Shqipëri, ka plane edhe për jashtë vendit.

 

“Më mungon ,”TVKlan”. Më mungoni ju të gjithë. Do shihemi shpejt jo vetëm me Piter Pan, por me disa projekte të reja që pres me padurim t’i ndaj me ju. Brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Corona nuk do zgjasë përgjithmonë dhe jeta do kthehet aty ku e kishim lënë. Merrni kohë nga koha e karantinës për projektet dhe ëndrrat tuaja. Karantina s’duhet të na vërë në gjumë! Duhet të na rikarikojë”, ka shkruar Alketa.