Meteorologia E Njohur : Ja Si Do Të Jetë Moti Gjatë Gjithë Muajit Prill

Nderkohe qe qytetaret vazhdojne te qendrojne neper banesa te tyre per shkak te izolimit dhe daljet e tyre jane te kufizuara, duket se muaji prill do te jete me diell dhe temperatura te nxehta.

 

Per kete ceshtje ka folur Sinoptikania Adiola Bani e cila tha në një lidhje për News24 se muaji prill do të ketë shifrat më të larta të temperaturave, krahasuar kjo me vitet e tjera. Por nderkohe mes të tjerash ajo pohoi se nesër do të ketë reshje të vogla shiu në disa zona, ndërsa në mesditën e së mërkurës mund të ketë rritje graduale të temperaturave dhe në fundjavë ato do të shkojnë në 26-27 gradë celsius.

 

“Sot temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, pasi ishin më të larta. Ditën e nesërme do të kemi reshje shiu, më të dukshme do të jenë në zonë qendrore dhe veriore. Ndërkaq, gjatë ditës së mërkurë në zonat malore presim që të ketë pak reshje të lehta bore. Më pas, gjatë mesditës së të mërkurës do të kemi rritje graduale të temperaturave në zonën perëndimore. Duke bërë që fundjava të jetë e ngritje ku priten temperaturat 26-27 gradë.

 

Parashikohet që ky prill të jetë me temperatura më të larta gjatë mesditës, se sa vlerat normale të këtij muaji. Pasi parashikohet që të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak me reshje me episode të shkurtra,”- tha Bani

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...