Një polic në bu rgun 313 në Tiranë dhe një në bu rgun e Shkodrës kanë dalë pozitiv me CoVid 19, ndërsa edhe 19 kolegë të tyre janë vendosur në karantinë.

Sa i përket policit që punon tek 313 i ka rezultuar edhe familja me CoVid ndërsa janë karantinuar edhe 12 të tjerë që mendohet që kanë pasur kontakte me të.

Ai ka qenë punonjës tek kartelat dhe jo në regjim, bëjnë me dije burime për Top Channel.

Teksa edhe në bu rgun e Shkodrës ka rezultuar një polic me CoVid-19 i cili është në karantinë. Gjithashtu në karantinë kanë përfunduar edhe 7 policë të tjerë që mendohet se kanë pasur kontakte me të.