Ish-prefekti I Shkodres Çesk Millja I cili para disa ditesh u shkarkua me urdher te Ministrit te Brendshem Sander Lleshaj nga detyra e Prefektit te ketij qarku, ka dale sot ne nje prononcim per gazetaret e Shkodres.

Ne fjalen e tij Millja tha se sot nuk eshte nje dite komunikimi, por nje dite pune per te rritur masat qe ndalojne perhapjen e Covid-19.

Ish-Prefekti tha se ne keto momente i drejtohet qytetareve duke i thene se eshte themelore qe te punojne sebashku e te respektojne masat per te ruajtur jeten e njerzve dhe per kete qellim duhet te behen bashke.

I pyetur nga gazetaret nese vendimin per shkarkimin e tij e konsideron te padrejte,

Millja nuk ka pranuar te komentoje duke thene se duhet te shohim perpara dhe jo ne te shkuaren.

Ne prononcimin e tij, Ish-Prefekti nuk ka harruar te falenderoje edhe koleget e tij me te cilet ka punuar per 2 vite, si dhe qytetaret e Shkodres.