Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duke folur për situatën nga Covid-19 në vend u shpreh se respektimi i masave është shumë herë më i i rëndësishëm se testimi në masë, duke dalë kështu në mënyrë indirekte kundër kërkesës së PD, që kërkon vashdimisht testime masive në popullatë.

 

“Debati për testimet është debat global, nuk mund ta trajtojmë këtë cështje thjesht si në Shqipëri se është betejë planetare, janë tema të debateve që zhvillohen në çdo vend.

 

Shikoni Portugalin dhe Spanjën, në Portugali vetëm për shkak të zbatimit të masave numri i të prekurve është shumë më i ulët se ai në Spanjë, prandaj ftesa ime është që të qëndrojnë në shtëpi, të vendosin maskën dhe të respektojnë distancën kur e kanë të domosdoshme”, tha Topalli./CNA.al