Është folur shpesh herë për mbylljen e tregut të Zdrales por një gjë të tillë e mundësoi vetëm koronavirusi. Menjëherë pas mbylljes të paktën për dy javë ka nisur puna për ta kthyer në lulishte, funksion që e ka patur para shumë vitesh.

Pamja ka ndryshuar totalisht. Kjo ishte situata pak ditë më parë ndërsa sot imazhet janë krejt të tjera. Andia Kadiu, inspektor i rajonit nr 1 në Shkodër thotë se po dezinfektohet plotësisht dhe për momentin do të funksionojë si lulishte.

 

Vendimi për mbylljen e tregut të Zdrales u mor një ditë më parë në mbledhjen e komisionit të emergjencave civile.

Tashmë pritet që edhe pas dy javëve tregtarët të mos lejohen që të shkojnë më në atë vend por mund të spostohen pas tregut të rrobave ngjitur me stadiumin “Loro Boriçi”.