Kryeministri Rama njoftoi se do ketë “lehtësim” për lëvizjen e qytetarëve. Orari i lëvizjes si për automjetet dhe për këmbësorët është zhvensour nga ora 13:00 në 17:30 të pasdites.

Ndërsa është njoftuar se nuk do tolerohen lëvizjet e pamotivuara apo edhe abu. zimi me lejet e posaçme të qarkullimit.

 

E vetmja lëvizje e lejuar për mjetet është “shtëpi-punë dhe punë-shtëpi” si deklaroi edhe vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 

Por si duket edhe për këmbësorët është shtuar një mashë shtrë.nguese përpos mundësisë së daljes nga shtëpia deri në orën 17:30 të pasdites.

 

Sipas vendimit më të fundit nga Policia e Shtetit qytetarët nuk do lejohen të largohen më shumë se 500 metra distancë nga banesa e tyre.

 

Sipas Lapsi.al ata që aplikojnë për leje pranë e-albania nuk mund të largohen më shumë se 500 metra nga banesa e tyre pasi në të kundërt do të gj obiten.

NJOFTIM:

Duke konsideruar urdhrin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 256, datë 10 prill 2020, ku është zgjeruar fasha orare e lejuar për qarkullimin e mjeteve nga ora 05:00 deri në 17:30, Policia e Shtetit tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuara dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.

 

Është e lejuar vajtja dhe kthimi në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi në banesa në fashën e dytë orare 16:00-17:30.

 

Lëvizjet e tjera të pamotivura në qendrat urbane te automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësisht autorizimeve të përftuara, të cilat në raste të përsëritura të abu. zimit do të pezullohen.

 

Gjithashtu, të gjithë qytetaret të cilët janë pajisur me autorizim individual nga aplikacioni e-Albania nuk duhet të largohen më shumë se 500 m nga banesa, pasi në rast konstatimi të shkeljes së këtij rregulli.