Bashkimi Europian vendosi të rishikojë buxhetin e vitit 2020, duke e rritur me 3,5 miliardë euro shtesë.

Pjesë e fondeve shtesë janë dhe 100 milionë eurot të cilat BE i premtoi Shqipërisë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sipas shifrave të bëra publike nga Komisioni Europian, 3,1 miliardë euro do të shkojnë për të përballuar krizën e shkaktuar nga Covid-19, tashmë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike.

Prej kësaj shume, 2,7 miliardë euro do të përdoren për si Instrument i Mbështetjes në raste Emergjencash, ndërsa 415 milionë euro në mekanizmin e mbrojtjes civile të Bashkimit Europian.

Rreth 350 milionë euro, do të shkojnë për Greqinë, specifikisht për të përballur krizën e emigrantëve.

Ndërsa 100 milionë i shkojnë Shqipërisë për projektin e rindërtimit nga dëmet e tërmetit dhe për rimëkëmbejn ekonomike të zonave të dëmtuara. /Opinion.al